MENU
klinika

I emocionuar dhe në siklet

Giampaolo merr zyrtarisht ‘frenat’ e Milanit!

08.07.2019 - 19:09

Marco Giampaolo, u preyantua si trajneri i ri i Milanit, i veshur me kostum, por pa kollare, pasi ndjen shumë vapë qoftë nga emocionet, qoftë edhe sikleti përpara shumë gazetarëve.

Ai ka ndërprerë konferencën duke kërkuar një facoletë për të fshirë djersët…

“Me sillni një facoletë sepse po më dalin djersë!”…

Giampaolo ka folur edhe për sa i përket filozofisë së tij

“Kam një grup 24-25 futbollistë. Sigurisht, do të doja që t’i kisha të gjithë, por disa nuk janë për arsye të ndryshme. Diferencën e bën grupi dhe jo individi. Nuk ka të privilegjuar dhe përkëdhelur me mua, as zonjusha. Duhet që të gjithë të punojnë dhe fort madje. Milani vjen mbi çdo gjë, edhe objektivat personalë.

Vlerësimet për mua? Kur ke vlerësim të rriter presioni dhe përgjegjësia. Pastaj, ekziston kondicioni për të pasur besim. Nuk kam frikë asgjë, vetëm faktin që në stërvitjen e parë mund të shkoj me vonesë. Dua të futem në barkun e Milanit dhe më pas do të shoh për modulin, por sigurisht është me katër mbrojtës mbrapa”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuqezinjtë godasin në merkato

Mbrojtësi i Real Madrid mbërrin në Milano!