MENU
klinika

Kuqezinjtë godasin në merkato

Mbrojtësi i Real Madrid mbërrin në Milano!

01.07.2019 - 19:07

Mbrojtësi i Real Madrid, Theo Hernandez ka mbërritur në Milano për vizitat mjekësore me kuqezinjtë.

Ditët e fundit ai ka negociuar transferimin në San Siro dhe gjithçka duket e mbyllur tashmë.

Theo do të firmosë për 20 milionë euro dhe nuk është përfshirë në asnjë marrëveshje huazimi.

Hernandez ka mbërritur të martën për vizitat mjekësore, por do të bëjë edhe një seancë tjetër ditën e mërkurë, përpara se të firmosë kontratën e re me Milan.

Pas tij, kuqezinjtë do të tentojnë me çdo kusht të firmosin me Dani Ceballos, një tjetër madrilen që po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me Spanjën në Europianin U-21.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuqezinjtë nisin epokën e re!

Milan zyrtarizon trajnerin e ri!