MENU
klinika

Postimi

“I hapur për…”, Meta mesazh para konferencës

02.07.2019 - 10:25

Vetëm pak minuta para konferencës së njoftuar se do të mbahet sot në orën 11:00, kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë me një mesazh.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se do të flasë për vlerësimin e votimeve socialiste dhe për zgjidhjen e plotë të krizës politike.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit thekson se është i hapur për çdo pyetje nga gazetarët.

Postimi i plotë:

“Të dashur miq! Më ndiqni në ora 11:00 në konferencë shtypi live nga Presidenca, për vlerësimin e votimeve socialiste, por edhe për zgjidhjen e plotë të krizës edhe më të rënduar kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit në vend. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Meta.