Megjithëse disa prodhues të Androidit tashmë kanë filluar të ofrojnë pajisjet e tyre me mbështetje për rrjetin 5G, Apple do ta bëjë këtë më së shpejti në vitin e ardhshëm. Analisti Ming-Chi Kuo sugjeron që seria e plotë e iPhone 2020 e do të ofrojë mbështetje për rrjetin 5G.
Kuo këtë herë sugjeron se të tre modelet që do të lansohen vitin e ardhshëm, do të kenë modem 5G.
Analisti më parë vuri në dukje se vetëm dy nga tre modelet do të vijnë me mbështetje 5G. Ai, po ashtu, thekson se Apple ndoshta do të jetë e vendosur për këtë veprim për shkak të konkurrencës së Androidit dhe pranimin e mbështetjes për 5G në segmentin premium.
Kompania nga Kupertino nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht asgjë rreth iPhonët e rinj, por besohet se të tre modelet do të kenë ekran OLED prej 5.4, 6.1 dhe 6.7-inç.