MENU
klinika

Pamjet shokuese!

Ish-i dashuri e dhunoi, Pamela publikon duart e thyera

04.07.2019 - 16:13

Pamela Anderson vijon me akuzat ndaj ish-të dashurit Adil Rami. Këtë herë, ajo i ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me futbollistin.

Aktorja 52-vjecare ka publikuar një video ku tregon se po kuron duart, për të cilat thotë se ia ka lënduar Adil.

Sipas Pamelës, dhuna fizike e çoi në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.


Në faqen e saj zyrtare deklaroi se iu deshën gjashtë muaj kujdes shëndetësor pasi nuk i tregonte mjekëve arsyen e vërtetë që e çuan në atë gjendje. Madje i thoshte se dyshonte që kishte artrit.

Adil, 33 vjeç, mohoi akuzat e Andersonit për dhunë me anë të një postimi të gjatë në Instagram.

Aktorja iu drejtua mohimit të tij në postimin e saj të fundit duke shkruar: “Ndoshta ai nuk e kupton se çfarë është abuzimi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përbindësh gënjeshtar që më tradhtoi për dy vjet"

Habit Pamela për të dashurin: Ai është monstër!