MENU
klinika

Përfshirje ushtarake

Izraeli gati për përfshirje në konfliktin SHBA-Iran

03.07.2019 - 13:34

Izraeli është duke u përgatitur për një përfshirje të mundshme të ushtarakëve, në ndonjë përshkallëzim të tensioneve midis Iranit dhe Shtetit të Bashkuara, tha të martën ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë, dhe kështu shteti i Izraelit vazhdon të përkushtohet në ndërtimin e fuqisë së tij ushtarake në rast se do t’i duhet t’i përgjigjet skenarëve të pasigurisë”, tha Katz.

Raportet mes Iranit dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më shumë, pasi të hënën u njoftua se, Teherani ka shkelur marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, nga e cila është tërhequr SHBA-në në vitin 2018.

 

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se Irani tani kishte tejkaluar kufirin në rezervat e uraniumit të pasuruar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se “Irani po luan me zjarrin”, ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Iranit të “zvogëlojë menjëherë” rezervat me uranium të pasuruar.

Izraeli ka inkurajuar administratën e presidentit Trump të shtyjë përpara sanksionet, duke parashikuar që Teherani do të rinegociojë një marrëveshje më të kufizuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN