MENU

Nga New York Times

Konflikti SHBA-Iran/ Pasojat për amerikanët

13.10.2018 - 10:52

Disa zyrtarë amerikanë mendojnë se sanksionet mbi Iranin do të çojnë në një kryengritje popullore. A e kanë menduar këtë?

Lufta e Presidentit Trump me Iranin do të arrijë një pike kritike muajin e ardhshëm kur administrata e tij të rivendosë sanksionet amerikane që synojnë të ushtrojnë presion të rëndë ekonomik ndaj qeverisë në Teheran.

Këto dënime drakoniane, pjesë e vendimit të zotit Trump më 8 maj për të hequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e vitit 2015 për të kufizuar programin e armëve bërthamore të Iranit, kundërshtojnë gjithë idenë e paraardhësit të tij. Ato përfaqësojnë një shkëputje nga aleatët më të afërt të Amerikës në Britani, Francë dhe Gjermani, të cilët mbeten të vendosur për marrëveshjen.

Me rifillimin e sanksioneve, Trump shpreson ta detyrojë Iranin të plotësojë kërkesat amerikane amerikane, duke përfshirë përfundimin e gjithë aktivitetit të saj bërthamor dhe ndërprerjen e ndërhyrjes ushtarake në Siri dhe Jemen.

Është e paqartë nëse administrata i ka shqyrtuar me të vërtetë pasojat e mundshme të veprimeve të saj. Ata mund të kenë efektin e kundërt të asaj që synohet, duke forcuar Iranin dhe duke nxitur më shumë paqëndrueshmëri rajonale.

Iranit iu premtua lehtësim i sanksioneve në këmbim të kufizimit të ambicieve bërthamore, por asnjëherë nuk mori përfitimet e pritshme edhe pse vazhdon t’i përmbahet premtimeve të saj.

Të gjitha palët do të përballen me një moment të së vërtetës pas 4 nëntorit.

Plani evropian për të shpëtuar Iranin pasqyron zemërimin e tyre ndaj Trumpit. Nëse kjo mund të funksionojë është një tjetër histori.

Disa analistë thonë se nga e gjitha kjo mund të përfitojnë përfundimisht konkurrentët të etur për të zëvendësuar dollarin si monedhë dominuese në botë dhe për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara në periudhë afatgjatë.

Trump përballet edhe me probleme të tjera. Sanksionet e rivendosura nuk do të jenë aq efektive sa kur fuqitë kryesore ishin të bashkuara në zbatimin e tyre.

Siç tregon historia, sanksionet janë më efektive kur zbatohen me ndershmëri dhe me mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Anasjelltas, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj duhet të jenë të gatshëm të heqin sanksionet kur vendi mbi të cilin vendosen sanksionet, ndryshon sjelljen e tij.

Irani po lufton tashmë me një ekonomi të brishtë dhe trazira të brendshme, dhe disa zyrtarë amerikanë presin kryengritje popullore.

Ky qëndrim i ashpër, i mbështetur nga Izraeli dhe Arabia Saudite, arriti kulmin muajin e kaluar kur Trump dhe këshilltarët e lartë përdorën një seri fjalimesh për të sulmuar qeverinë e Iranit dhe për të paralajmëruar për pasoja të rënda nëse nuk ndryshon sjellje.

A mundet, pra, qasja e Trump të shkaktojë ndryshimin e regjimit në Iran?

Pavarësisht trazirave të fundit dhe dobësimit ekonomik, ekspertët thonë se qeveria iraniane nuk pritet të bjerë së shpejti.

Vlen gjithashtu të kujtojmë se synimi i Amerikës për nxitjen e grushtit të shtetit në Iran dhe për rrëzimin e qeverive në Irak dhe Libi nuk ka pasur përfundim të lumtur. Në fakt, Irani doli fitues i madh nga lufta e Irakut pikërisht sepse amerikanët zunë Saddam Hussein, duke eliminuar kështu pengesën kryesore ndaj ambicieve rajonale të Iranit.

Në fund të fundit, dialogu është rruga më e mirë për një rezultat paqësor. Dhe Trump ka hedhur poshtë idenë për të takuar Hassan Rouhani, presidentin e Iranit, ashtu siç u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Nëse Trump nuk mund të negociojë lidhur me marrëveshjen bërthamore, ai do të kishte mundësinë të paktën të diskutonte lidhur me praninë ushtarake të Iranit në Siri, programin e saj të raketave, mbështetjen e saj për grupet militante si Hezbollah, armiqësia ndaj Izraelit dhe mbështetja e saj për rebelët e Houthit në Jemen.

Në vend të kësaj, ai ka nxitur një konflikt që lehtë mund të dalë jashtë kontrollit.

Carol Giacomo, një ish-korrespondent diplomatik për Reuters në Uashington, dhe u bashkua me redaksinë editorial të The Times në 2007.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN