01.07.2019 - 21:49
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Levantes në Spanjë.
Trajneri Paco Lopez nuk e do në skuadër dhe elbasnasi po kërkon për ekip të ri.
Mediat spanjolle janë të bindura se sulmuesi i Shqipërisë do të firmosë në Turqi me skuadrën e Trabzonspor-it.
Marrëveshja ndërmjet klubit turk dhe Sadikut është arritur, por nuk ka ende dakordësi mes dy klubeve.
Levante kërkon të përfitojë shumë nga shitja e Sadikut, ndërsa turqit nuk duan të shpenzojnë shumë për kartonin e tij duke llogaritur dhe rrogën e majme të shqiptarit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Flet mbrojtësi kuqezi
Kombëtarja/ Ajeti: Reja na ka dhënë…
"Tani kemi një skuadër..."