25.07.2019 - 12:51
Lojërat Olimpike të Tokios nuk fillojnë edhe për një vit tjetër por Japonia nuk ka humbur kohë në përgatitjen e medaljeve.
Tokio 2020 do të prodhojë medaljet e arit, argjendit dhe bronzin nga 78,985 tonë pjesë elektronike të ricikluara përfshirë 6,21 milionë telefonë.
Këto pajisje si duket kanë çdo gjë që nevojitet për prodhimin e medaljeve.
Nga afro 80 mijë tonë pjesë elektronike të ricikluara, vetëm 32 kilogram ar, 3,500 kilogram argjend dhe 2,200 kilogram bronz janë nxjerrë.
Projekti 2020 Tokyo Medal, filloi grumbullimin e pjesëve elektronike mes Prillit 2017 deri në Mars 2019.
Në dy vite projekti grumbulloi mjaftueshëm metale sa për 5,000 medalje olimpike.