MENU
klinika

Mësoni sa të shëndetshëm jeni!

Jashtëqitja tregon shumë për shëndetin tuaj!

16.07.2019 - 17:20

Gjatë një vizite tek mjeku mund t’ju duhet t’u përgjigjeni pyetjeve nga më të çuditshme!

Ato të cilat lidhen me jashtëqitjen mund të jenë më të sikletshmet, por kur vjen puna për shëndetin tuaj nuk ka asgjë për të patur turp apo ndroje. Jashtëqitja mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj! Madhësia, forma, qëndrueshmëria, ngjyra mund të mbartin informacione të rëndësishme për mirëqenien tuaj.

  • Ngjyra

Sipas WebMD, hijet në ngjyrën kafe do të thotë që ju jeni mëse të shëndetshëm.

1) Gjelbër. Kjo është relativisht normale dhe është zakonisht për shkak të dietës suaj – perimet jeshile, madje edhe shtesat e hekurit mund t’i japin këtë ngjyrë jashtëqitjes.
Sa më shpesh të dilni jashtë, aq më e zbehtë mund të jetë ngjyra, pasi mbetjet nuk janë përpunuar tërësisht.

2) E verdhë. Kjo ngjyrë është gjithashtu relativisht normale, por nëse ka një një erë tepër të rëndë , mund të jetë një shenjë se trupi juaj nuk po djeg në mënyrë efektive yndyrën. Kjo mund të jetë një shenjë e çështjeve gastrointestinale.

3) Sëmundja e mëlçisë dhe gurët e tëmthit janë dy probleme shëndetësore që mund te kuptohen përmes jashtëqitjes tepër të zbehtë.

4) E zezë. Kjo mund të shkaktohet nga ilaçet dhe nga disa ushqime të caktuara. Sidoqoftë, jashtëqijta e zezë zakonisht është një shenjë shumë shqetësuese nëse ka gjakderdhje nga trakti i zorrëve. Kjo mund të jetë për shkak të ulçerës në stomak ose një problem gastrointestinal.

5)Ngjyra e kuqe mund të shkaktohet nga hemorroidet, ose problemet inflamatore si koliti.