MENU
klinika

Po Elgiti ç'mendim ka?

Jo vetëm ne, por edhe Klea merrka goxha kritikë nga vjehrra

08.07.2019 - 13:43

Klea Huta dhe Elgit Doda u betuan se nuk do të ndahen javën e kaluar.

Madje ata folën edhe për dasmën, për të cilën Klea tha se do të donte ta bënte në datën kur janë lidhur, 11 tetor…

Ditën e djeshme, Klea Huta zbuloi edhe marrëdhënien që ka me vjehrrën, mamanë e Elgitit.

E pyetur se cila është kritika që ka për të vjehrra, Klea Huta zbuloi se mamaja e Elgitit dhe mamaja e saj nuk bien dakord në një pikë.

Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione kurse mamaja ime i thotë Elgitit që të më bëjë më shumë këngë.”

Sa i takon muzikës, Klea u shpreh se ndjen se ka nevojë të ushtrohet më tepër për zërin, sidoqoftë e shikon si një angazhim shtesë, më tepër për qejf.

Klea zbuloi gjithashtu se bashkë me Elgitin e kanë gati një bashkëpunim, është thjesht çështje kohe sa të publikohet!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN