Nuk mbaron lufta mes Johnny Depp dhe Amber Heard.
Pavarësisht martesës së tyre që përfundoi më shumë se dy vjet më parë, aktori tani e akuzon sërish ish bashkëshorten. Ndërkohë që Amber Heard ishte e ftuar në ‘Giffoni Film Festival’ asaj i erdhën akuza të rënda nga ish-bashkëshorti i saj, Depp.
54-vjecari në një intervistë për ‘The Blast’ tregon se në vitin 2015 është sulmuar nga ish-gruaja e cila në një moment acarimi nervash Ii ka fikur atij një cigare në fytyrë. Ndërkohë aktorja përmes avokatit të saj ka thënë se gjithçka është false dhe absurde.
“Kjo foto nuk tregon asgjë dhe ka vetëm një qëllim, të heqë vëmendjen nga abuzimet e tij fizike dhe mendore që i ka bërë Amber Heard kur ata ishin të martuar”– ka thënë avokati i aktores.
Gjithashtu revista “The Blast” ka publikuar dhe një foto të Johnny Depp i shtrirë në një barelë me shënja të cigares në fytyrë.
Sipas versionit të aktorit në atë periudhë ai sapo ishte kthyer nga Australia. Në fillim ish-gruaja e ka goditur me një shishe me ujë dhe më pas i ka fikur cigaren në fytyrë.
Ylli i ‘Piratëve të Karaibeve’ dhe Amber Heard u divorcuan në janar të vitit 2017 vetëm pas 15 muaj të martuar. Ambër akuzonte aktorin për dhunë fizike dhe se ai e kishte goditur në fytyrë me një iPhone duke u shkaktuar të nxira në sy.
Por sipas avokatit të aktorin, 33-vjecarja kishte shpifur për të përfituar shuma të mëdha parash për të përmirësuar karrierën e saj. Kujtojmë që pas divorcit me Johnny Depp, ish- bashkëshortja e tij fitoi 5.5 milionë dollarë.