Kejda dhe Eriku prej kohësh janë diskutuar se janë në një lidhje me njëri tjetrin dhe mesa duket nuk fshihen më!
Vajza e ish-deputetes së PD-së, Majlinda Bregu dhe djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, janë një çift tashmë dhe këtë e tregojnë edhe përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale!
Së fundmi, ata kanë treguar se ndodhen bashkë me pushime duke publikuar foto nga i njëjti vend!
Kejda e ka përshkruar foton me termin “thalassophile”.
Ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në kafene dhe në club-e, dhe me sa shohim tashmë nuk dimë ç’të themi për prindërit e tyre, nëse janë në dijeni të kësaj lidhjeje.
Ama, një gjë është e sigurt, fakti që fansave ju pëlqen shumë kjo ‘lidhje’!