MENU
klinika

Deklarata

KLP/ Ibrahimi: Intervistat e kandidatëve për SPAK me audio dhe video

08.07.2019 - 14:02

Sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi intervistat me audio e video të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ndërkaq, kreu i këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi sqaroi se këto intervista nuk do regjistrohen për t’u bërë publike por për të marrë më të mirën nga kandidatët.

Intervista ka shumë vlerë. KLP e ka treguar me fakte që ne jemi të prirur të jemi të hapur. Ajo c’ka ndodhi sot, pra intervistimi është një pjesë e një procesi administrativ me 3 etapa.

Këto regjistrime do përdoren edhe nëse kandidatët ankohen.

Ne duam të marrim më të mirën, të dimë si reagojnë ata në raste të rëndësishme, janë diskutuar edhe cështje me procese penale, disa edhe të famshme, ne morëm përgjigjet e tyre lidhur me mënyrën se si kanë reaguar, sqaroi Ibrahimi duke mos fshehur entuziazmin lidhur me mënyrën se si zgjidheshin dikur prokurorët e Krimeve të Rënda dhe se si zgjidhen sot.

Ibrahimi konfirmoi se në këtë proces do jenë të përfshirë edhe ndërkombëtarët ndërsa u shpreh shpresëplotë se vendimet e tyre do të konvergojnë me ato të KPK.