MENU
klinika

Rrezikoni të dhënat

Kontrolloni listën, nëse keni një fjalëkalim të tillë, ndryshojeni!

07.07.2019 - 18:32

Një kompani për sigurinë kibernetike ka zbuluar fjalëkalimet (password) më të vjedhura për 2018-n dhe në majë të listës, për të pestin vit radhazi qëndron “123456” dhe vetë fjala “password”.

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga ekspertët mbi sigurinë, miliona njerëz nëpër botë vijojnë të përdorin fjalëkalime tejet të lehta për t’u gjetur nga hakerat.

Sipas punës kërkimore të firmës në fjalë, që bazohet në 5 milionë llogari të vjedhura, 10 përfind e njerëzve kanë përdorur të paktën 1 prej fjalëkalimeve në listën prej 25, gjatë vitit 2018.

Çdo vit, Los Gatos, një firmë e cila merret me shërbime për mbrojtjen e identitetit, vlerëson miliona fjalëkalime të vjedhura, në mënyrë që të përcaktojë se cilat janë ato që vidhen më lehtësisht.

vidhet paswordi-konica.al

Sipas një shkrimi të publikuar nga DailyMail, në listë bëjnë pjesë një numër i madh fjalëkalimesh që njerëzit përdorin, të cilat janë në të vërtetë shumë të lehtë për t’i gjetur, por që çuditërisht prej kaq shumë kohësh vijojnë të përdoren masivisht.

Pas “123456” dhe “password”, në majë të listës qëndrojnë numra të thjeshtë, si: 123456789, 12345678, 12345, 111111 dhe 1234567. Pjesa më e madhe e fjalëkalimeve të gabuara janë emri i personit, apo hobi që ai ka.

Për të pasur një fjalëkalim sa më të sigurt, ekspertët këshillojnë që të përdorni një frazë që ka të paktën 12 karaktere, apo edhe me më shumë. Ata këshillojnë gjithashtu që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme. Në këtë mënyrë, nëse një haker arrin të vjedhë një prej fjalëkalimeve që përdorni, të paktën nuk do të mund të futet në llogaritë e tjera që keni.

vidhet paswordi-konica.al

Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të 25 fjalëkalimeve më të këqija të 2018-s.

123456; password; 123456789; 12345678; 12345; 111111; 1234567; sunshine; qwerty; iloveyou; princess; admin; welcome; 666666; abc123; football; 123123; monkey; 654321; !@#$%^&*; charlie; aa123456; donald; password1; qwerty123

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”