MENU
klinika

“Gjenerali” mes plejadës elitare

Kritika zgjedh pa rezerva Kadarenë

11.07.2019 - 17:07

      Gazeta franceze “Le Monde” e ka përzgjdhur në listën e 100 shkrimtarëve më të mire. Ismail Kadare me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” vazhdon të përfaqësojë denjësisht letërsinë shqipe në botë. Suplementi nga “Le Monde”, i sugjeron lexuesit një plejadë elitare të autorëve të evidentuar nga kritikët e gazetës, prej vitit 1946.

 

 

 

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë, që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si: Kazanzaqis, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Aragon, Jursenar, Graham Green, Salman Rushdi etj.

Kjo plejadë elitare vjen si një sugjerim për lexuesin, nëpërmjet një suplementi të veçantë letrar, që këshillon mes tyre edhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të prezantuar me kritikën nga Alen Boske për ‘Le Monde’, në vitin 1970.

 

 

 

 

“Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit; gjenerali i tij Italian, nuk është një karikaturë. Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet dhe të metat, si përshembull, indiferenca ndaj gjithçkaje” – shkruan Alen Boske, për romanin e Kadaresë.

Për kritikët e “Le Monde”, kjo përzgjedhje e vetëm disa shkrimtarëve mes emrave të mëdhenj, nuk ka qenë një punë e lehtë. Në suplement, theksohet se lista me këta autorë, vjen si frut i diskutimeve dhe debateve të forta mes kritikësh.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale