MENU
klinika

"Ishte proces i vështirë"

Kryemadhi flet për sëmundjen e rëndë: E ndiqja prej 5 vitesh, por…

06.07.2019 - 19:42

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se ka vuajtur nga kanceri në qafën e mitrës dhe se kishte pesë vite që përpiqej ta mbante në kontroll sëmundjen. Kryetarja e LSI-së, i bëri thirrje edhe vajzave që të bëjnë vaksinën kundër këtij kanceri.

Tani ndjehem shumë mirë, por i bëj thirrje vajzave të reja, që edhe pse sot nuk janë në mundësitë, por duhet të bëjnë vaksinat për kancerin e qafës së mitrës.

Kalova një proces të vështirë shëndetësorë. Kisha 5 vite që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një proces shumë të vështirë, por gjithçka shkoi mirë falë edhe mjekëve që ishin të jashtëzakonshëm.

Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamundur të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime.

E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe.

Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë, por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro, ka thënë Kryemadhi.