MENU
klinika

Të huajt zgjedhin Shqipërinë

Fluksi në Durrës/ Kthehen emigrantët, por jo vetëm…

21.07.2019 - 11:30

Nis fluksi i turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë dhe emigrantëve që kthehen për pushimet e verës në vendlindje.

Ditën e sotme pritet që në Durrës të zbarkojnë nga Italia 4695 udhëtarë dhe 1200 mjete me 3 tragete. Paraditen e sotme është ankoruar trageti i parë ‘Rigel II’ me 1845 udhëtarë dhe 385 mjete nga Bari.

Në 10:30 ankorohet trageti Azurra me 2150 udhëtarë dhe 420 makina.

Pasdite pritet të vijë trageti Michella që është nisur nga porti i Ankonës me 700 pasagjerë dhe 400 automjete.

Mësohet se 70% e udhëtarëve janë të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe 30% janë shqiptarë, që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.

Në port janë në gatishmëri 18 sportele për të shmangur radhët e gjata. Fluksi pritet që të rritet akoma më shumë në fillim të muajit gusht.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin