MENU
klinika

14 korrik 1789: Dita e Bastijës

Kur niste revolucioni që ndryshoi botën…

14.07.2019 - 08:55

Në Francë, 14 korriku është festë publike, e quajtur Dita e Bastisjës.

Kjo datë shënon sulmin mbi burgun e Bastijës në vitin 1789, që ishte edhe fillimi i Revolucionit Francez. Bastija u bë simbol i pushtetit absolut dhe arbitrar të mbretit të Francës.

Revolucioni Francez njihet në historinë botërore si revolucioni më i fuqishëm i cili solli ndryshime revolucionare në tërë globin.

Kjo ngjarje historike botërore ndryshoi konceptin e ideologjisë njerëzore dhe atij i kishte imponuar një model të ri të konceptimit të sjelljeve. Ky revolucion kishte arritur që për herën e parë në historinë botërore të implementojë në praktikë tri ideologjitë politike që mbizotëruan në botën e atëhershme si ideologjia komuniste, anarkiste dhe socialiste.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij revolucioni ishin të bindur se lufta për drejtësi dhe barazinë do të korrte sukses. 

Luigji i XVI ishte detyruar që në maj të vitit 1789 të mblidhte Përfaqësuesit e Përgjithshëm të cilët nuk ishin thirrur gjatë 2 shekujve, kjo kishte ardhur si pasojë e deficitit të madh të shtetit dhe pakënaqësisë popullore. Ndërsa, përfaqësuesit e shtresës së tretë e kishin shpallur Asamblenë e Përgjithshëm.

Në mbrojtjen e kësaj asambleje me 14 korrik të vitit 1789 populli i armatosur i Parisit e kishte sulmuar dhe pushtuar keshtjellën burg të quajtuar “Bastije” që ishte simbol i absolutizimit.

Të gjithë të burgosurit në kështjellën “Bastijen” ishin liruar dhe e kishin ngritur flamurin i cili përmbante tri ngjyra: të bardhën, të kuqen dhe të kaltrën i cili ishte flamuri i revolucionit. Data e 14 korrikut kishte shënuar fitoren mbi rregjimin e vjetër dhe kishte vendosur një rregjim të ri.

Bastija ishte një burg ku të gjithë kundërshtarët politikë ishin sulmuar, ku për të gjithë qytetarët dhe festohet si festë kombëtare nga të gjithë francezët.fshatarët francez vlerëohej si një goditje ndaj padrejtësive që i ishin bërë atyre deri atëhere, tani 14 korriku.

Shqetësimet ishin përfshirë edhe në rrethinat e qytetit të Parisit, në atë vit fshatarët i kishte zënë ankthi i papërshkrueshëm, pasi që ishte alarmuar si erë nga një fshat në fshatin tjetër, si bandidët dhe bandat e hajdutëve sulmonin fshatrat në të gjithë Francën duke vjedhur dhe bastisur të mbjellat dhe të korrat.

Popullata franceze e kishte të qartë se kush do t’ja mbronte interesat e tyre, që ishte padyshim Luigj XIV përkundër pakënaqësive të mëdha të parlamentit, i cili përbëhet vetëm nga elita shoqërore e fisnikëve, priftërinjëve dhe personaliteteve të priviligjuar të cilët populli i urrente. Mbreti kishte arritur të përgadiste dhe e kishte marrur parasysh mendimin e popullatës  për reformat dhe për ndërtimin e qeverisë së tij, njëkohësisht kishte konsideratë ndaj religjionit, besnikëri ndaj mbretit dhe dëshirë për rend dhe ligjshmëri. Revolucioni Borgjez nuk konsiderohet si vepër e popullatës franaceze, por e shtypësve të tij. Gjatë kësaj epoke u vranë gjithsej 40.000 njerëz, të cilët ishin të vendosur në Sheshin e Revolucionit në Paris.

Të gjithë organizatorët e këtij revolucioni kishin qenë rojalistë. Ky revolucion kishte sjellur kthesa të mëdha për shtetin Francez, dhe për herë të parë në të gjithë Evropën dhe shtetet mbretërore ndahet puna e shtetit nga kisha

Ky revolucion kishte sjellur “Deklaratën e të Drejtave të Njeriut” e cila ishte hartuar nga Asaambleja Kombëtare, ku ishte bazuar nga filozofia e iluminizmit dhe ishte frymëzuar nga “Karta e të Drejtave të Lirive” apo “Magna Carta Libertatum” e cila ishte hartuar në Angli në vitin 1215. Kjo deklaratë kishte arritur barazinë e të gjithë personave dhe sigurinë e pronës. Pas këtij reveolucioni Franca kishte arritur edhe reforma në aspektin fetar, ku “Asambleja e Përgjithshme” i hoqi të gjitha priviligjet dhe zakonet prapanike të fisnikëve dhe klerit, ndërsa me heqjen e të gjitha privilegjeve të kishës, “Asambleja e Përgjithshme” kishte shpallur lirinë e besimit fetar.

Ishte nxjerre kushtetuta e parë me model evropian e cila njihet në teorinë e së drejtës kushtetuese si “Kushtetuta e Parë e Evropës” në mënyrë të shkruar. Sipas kësaj kushtetute kompetencat e mbretit ishin të kufizuara, ku kishte të drejtë vetëm ta përdorte të “drejtën e vetos” për të penguar miratimin e ndonjë ligji. Ndërsa, kushtetuta garantonte liri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët francez. Për atë arsye data 14 korrik njihej si “Dita e Pavarësisë së Francës”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN