MENU
klinika

“Të mos mungojë asnjë”

Kuvendi thërret seancë të posaçme të hënën!

02.07.2019 - 16:57

Mazhoranca mbledh të hënën pasdite parlamentin në një seancë të posaçme plenare.

Sipas informacioneve, seanca do të mblidhet në orën 18:00 dhe madje deputetëve të Partisë Socialiste iu është kërkuar të mos mungojnë.

“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.

Nuk dihet se për çfarë do të mblidhet parlamenti në seancë të posaçme më 8 korrik, ndërkohë që të enjten më 4 korrik, pritet të miratohet kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.