Me siguri të gjithë jeni fansa të djemve të grupit “West Side Family”, të cilët me hitet e tyre kanë rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar dhe janë kthyer ndër të preferuarit e çdo kohe.
Dy javë më parë, djemtë sollën bashkëpunimin e ri me Eranda Libohovën, të titulluar “Marinela”.
Pas lajmit të dhimbshëm të ndarjes nga jeta të Dr. Florit, Landi Hysi dhe Armir Shahini vendosën të mos e shpërbëjnë grupin e tyre, por të sjellin sërish projekte të reja për publikun shqiptar.
Vazhdimisht në postimet e tyre në rrjete sociale djemtë kujtojnë Dr.Florin, fjalët e të cilit kanë qenë të pranishme edhe ditën e sotme në ditëlindjen e Landit.
Armiri ka ndarë në Instagram një foto me kolegun e tij, krahas të cilës e uron me një pjesë të tekstit të Dr. Florit.
“Gëzuar ditëlindjen vëllai im. “Jeta shkon, kshu është e kshu do jetë gjithmonë” cit. Dr.Flori. Jemi bashkë tani e përgjithmonë.”- janë fjalët e Armirit për Landin.
“Xhik je i modh”-shkruan Landi në ripostimin e urimit të veçantë të ditëlindjes.
Na duhet të pranojmë se i dukshëm është fakti se emri i Dr.Florit do kujtohet gjithnjë.