MENU

Dëme të rënda

Libohovë/ Antraksi rrëmben bagëtitë

02.07.2019 - 20:22

10 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në fshatin Bulo në bashkinë e Libohovës.

Mësohet se shkak i ngordhjes së tyre është bërë sëmundja e Antraksit ose siç njihet ndryshe plasja.

Vatra e re kësaj sëmundje ka vënë në alarm sektorin e veterinarisë në Gjirokastër, të cilët kanë bërë vaksinimin e tufës dhe izolimin e zonës.

Landi Dame, përgjegjës i sektorit të veterinarisë konfirmoi se situata po mbahet nën kontroll.

Kujtojmë se kjo sëmundje ka shkakatuar dëme të mëdha në sektorin blegtoral në Gjirokastër vitet e kaluara.

Qarku i Gjirokastrës njihet si një nga zonat më problematike të shfaqjes së kësaj sëmundje infektive.