MENU
klinika

Pasiguri tek "The Reds"

Liverpool i frikësuar nga ‘divorci’ i Klopp!

07.07.2019 - 09:52

Liverpool ndihet i ‘frikësuar’ se mund të humbasë trajnerin Jurgen Klopp, nëse gjermani nuk do të bjerë dakord për një kontratë të re me klubin.

Fituesi i Champions League ka një marrëveshje në “Anfield”, e cila skadon në vitin 2022.

Ndërsa vetë Klopp nuk e ka në plan të largohet nga “Reds”, para përfundimit të kontratës aktuale, klubi po merr në konsideratë rinovimin e saj.

Kështu njofton sot tabloidi i njohur britanik, “The Sun”.

Vetë gjermani nuk ka dashur të mendojë fare për këtë, prandaj i ka ndaluar bisedimet me klubin për një zgjatje të marrëveshjes së tij aktuale. Klopp fiton rreth 7 milionë stërlina në vit dhe kjo pagë mund të rritet deri me 3 milionë stërlina, pasi pronarët e “Fenway Sports Group” kanë vendosur ta shpërblejnë trajnerin e tyre mbas triumfit në Ligën e Kampionëve, muajin e kaluar.

Presidenca e Liverpool do të donte që Klopp të nënshkruante një marrëveshje tjetër 6-vjeçare, me vlerë 60 milionë stërlina, për ta mbrojtur trajnerin nga çdo “pritë” e rivalëve të mëdhenj europianë.