MENU
klinika

Zhvillohet funerali

Florijana Ismaili përcillet në banesën e fundit!

09.07.2019 - 19:46

Sot pasdite, në Bernë të Zvicrës është zhvilluar funerali i ish-futbollistes Florjiana Ismaili, e cila humbi jetën 10 ditë më parë teksa ishte duke u larë në liqenin e Komos.

Ajo ishte duke u larë bashkë me një shoqen e saj kur krejt papritur u zhduk në ujë. Trupi i saj u gjet pas disa ditësh, ndërkohë që sot u zhvillua funerali.

Familjarët e miqtë i dhanë 24-vjeçares të lindur në Zvicër por me origjinë shqiptare, lamtumirën e fundit, një funeral i mbushur me lot dhe dhimbje.

Të pranishëm rreth 400 persona, mes të cilëve shoqet e skuadrës së Young Boys dhe të kombëtarez zvicerane, përfaqësues të Federatës Zvicerane të Futbollit etj.

“Kjo është një ditë e trishtë për ne. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Florijana nuk do të luajë më futboll, nuk do të veshë më fanellën e kombëtares zvicerane.

Ajo la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë, ishte një futbolliste e madhe”, thanë përfaqësuesit e Federatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN