MENU
klinika

Mësohen gjysmëfinalet e NBA

Cleveland avancon më tej pas ndeshjes së shtatë

06.05.2024 - 15:57

NBA ka hyrë në fazën më interesante, teksa së fundmi janë përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste play off-it në Konferencën e Lindjes. Cleveland është ekipi i fundit që avancon më tej, pas fitores 106-94 ndaj Orlando në ndeshjen e shtatë cerekfinale, duke fituar 4-3 serinë.

Ndeshja luajtur në Cleveland u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që triumfuan falë Donovan Mitchell, më i miri në fushë. Ai realizoi 39 pikë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 38 pikë e 16 rebound të Banchero për Orlando.

Në gjysmëfinale, ekipi i Cleveland do të përballet me Boston Celtics, ndërsa sfida tjetër Në Lindje është ajo mes New York dhe Indiana. Në Perëndim, ekipi i Minnesota ka fituar gjysmëfinalen e parë ndaj kampionëve në fuqi të Denver, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Oklahomës dhe Dallasit.