Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë këtë mëngjes ka zgjedhur të kujtojë 27 vjetorin e vrasjes nga mafia të gjyqtarit Paolo Borselino, dhe bashkë me të, të pesë oficerëve të policisë në eskortën që e shoqëronin.
“27 vite më parë, mafia vrau Poalo Borselinon, dhe 5 policë. Cdo 19 korrik, në 16:58, mendjet tona kthehen tek ato momente të tmerrshme.
Mësimi i tij, fjalët e tij janë ende me ne, për të kujtuar që lufta për një botë më të mirë është një obligim moral për të gjithë. Falemnderit” shkruan Soreca që në mengjes, duke shpërndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe një foto me një mesazh të Paolo Borselinos, në fjalimin që ky i fundit lexoi gjatë funeralit të kolegut të tij, prokurorit të antimafias, i ekzekutuar nga mafia, Giovani Falcone.