Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare rreth orës 17:00, vetëm 3 orë para protestës së opozitës.
Pika e rëndësishme e rendit të ditës është ajo për Presidentin Meta.
Është fjala këtu për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.
Kjo është pika e vetme e rendit të ditës, ndërsa në njoftimin e publikuar nga faqja e Kuvendit thuhet se debati do të jetë 130 minuta, 70 minuta shumica parlamentare dhe 60 minuta opozita parlamentare.
Gjithashtu pritet që sot Kuvendi të votojë ngritjen e këtij komisioni.
Ndërsa në fund do të jetë gjykata Kushtetuese ajo e cila do të gjykojë nëse Presidenti ka shkelur apo jo ligjin më themeltar të shtetit.