05.07.2019 - 10:38
Deputetja e opozitës që ndodhet në Parlament, Rudina Hajdari ka dalë mëngjesin e sotëm me një deklaratë të fortë.
Në këtë deklaratë ajo ka sulmuar ashpër presidentin Meta dhe ish-deputetin e PD në Tropojë, Besnik Dushajn.
Hajdari shkruan në Facebook se këtë e fundit e ndaluan që të shkojë në Tropojë.
Deklarata:
‘Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë’, shkruan Hajdari.