MENU
klinika

Zbulon projektin

Më në fund! Rezarta i kthehet muzikës pas 3 vitesh

03.07.2019 - 14:57

Vitet e fundit Rezarta i është dedikuar më tepër biznesit.

Përveç kësaj, siç e ka shprehur në rrjetet sociale, e ka vuajtur shumë mungesën e bashkëshortit Ermal Hoxha, i cili qëndroi për tre vite në burg pasi u arrestua si i dyshuar për përfshirje në një rrjet trafikimi droge.

Kështu, Rezarta për shumë kohë i mungoi tregut të muzikës e “thashethemeve” të showbizit.

Së fundmi ajo u shpreh se ka në plan t’i kthehet muzikës, siç lajmëroi edhe në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekësi që i shkruan se i mungon muzika e saj.

“Jo më larg se dje, miqtë e mi Oen Nallbani, Besfort Puka dhe Aldi Zonja më bindën që këtë vjeshtë, të risjell një dashuri.”, tha Rezarta.

Kënga e saj e fundit u publikua tre vite më parë me një videoklip, një baladë e titulluar “Gjysma Ime”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN