MENU
klinika

Reagimi

“Meriton shkarkimin”, Balla reagon ashpër pas deklaratave të Metës

02.07.2019 - 14:41

Pas deklaratës së kreut të shtetit, ka ardhur reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se PS po pret që të votohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.

Sipas Ballës, sot kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!