Shkrime të shëmtuara që përmbajnë mesazhe raciste kanë “pushtuar” muret e kalasë së Himarës.
Në muret e kalasë gjen shkrime si “Himara tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm” e shumë parrula të tjera raciste kundër shqiptarëve.
Fotot i ka postuar aktori i humorit Florian Binaj, i cili vë në dukje faktin se asnjë autoritet shtetëror e në veçanti Ministria e Turizmit nuk kanë reaguar në lidhje me rastin.
STATUSI I BINAJT:
Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si : Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës…Min e Turizmit si je?Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!