MENU
klinika

Çfarë diskutuan?

Meta takon Haradinajn në Prishtinë!

21.07.2019 - 21:31

Ndër të tjera, Presidenti thotë se është krenar edhe për karakterin frymëzues të Haradinajt.

Takimin e ka bërë publik vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimi.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”,  shkruan Haradinaj.

Siç duket edhe nga fotot, takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës.

Vetë Presidenti Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin, që vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes për të dëshmuar nga Gjykata Speciale në Hagë.