Presidenti i Republikës Ilir Meta ironizon procesin e numërimit të votave që ende vazhdon në disa bashki, megjithëse në shumicën e tyre kishte vetëm një kandidat.
Ai nxjerr një veprim të thjeshtë aritmetik në tabelë dhe një rezultat që nuk përputhet.
“Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik”, shkruan Presidenti.
Misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri deklaroi sot se ato u mbajtën pa vlerëuar interesat e qytetarëve. Përplasjet politike sollën në pasiguri juridike
Sipas deklaratës, thirrjet e partive opozitare për të bojkotuar zgjedhjet dhe intepretimet kontradiktore të dekreteve të presidentit cënuan besueshmërinë e publikut tek procesi.