Sezoni i shkuar ishte i çuditshëm për Tiémoué Bakayoko, i cili shkoi në huazim te Milani dhe e nisi shumë keq, por pak nga pak nisi të tregonte cilësitë e tij dhe në pranverë ishte lojtar kyç për kuqezinjtë.
Megjithatë, mesfushori i Chelsea nuk është lojtari perfekt në aspektin e sjelljes dhe në disa raste e futi në siklet Milanin.
Kuqezinjtë vendosën të mos e blinte përfundimisht, sidomos duke marrë shkas nga një sherr i egër gjatë ndeshjes Milan-Bologna mes mesfushorit dhe trajnerit Gattuso.
Tashmë Bakayoko është kthyer te Chelsea, por as aty nuk e duan dhe presin oferta.
Tre klube janë interesuar që tani dhe duket se do të nisë ankandi, sepse Leonardo kërkon ta marrë mesfushorin e fuqishëm në Paris, ashtu si bëri vjet, kur e mori te Milani.
PSG ka paratë dhe ka nevojë për një mesfushor si Bakayoko, por edhe Manchester United e Arsenal janë gati të paguajnë rreth 40 milionë euro, që është shifra që kërkon Chelsea.