MENU
klinika

Reagimi

Çështja “Neymar”, babai përgënjeshtron PSG

08.07.2019 - 21:59

Tashmë duket se ka shpërthyer zyrtarisht çështja “Neymar”, pasi sot sulmuesi brazilian nuk u paraqit në fillimin e fazës përgatitore sezonale në kampin e PSG.

Për më tepër, sipas njoftimit zyrtar të vetë klubit francez, një mungesë kjo madje e paautorizuar dhe pa asnjë njoftim paraprak nga ana e Neymar.

Në kundërshtim me qëndrimin e ashpër zyrtar të klubit kampion në fuqi të Francës, ka mbërritur edhe deklarata e babait të yllit brazilian, që përgënjeshtron parisienët, nëpërmjet fjalëve të transmetuara ekskluzivisht për “Fox Sports Brasil”.

“Arsyeja e mungesës është e e ditur. Është prej më shumë se një viti që angazhimi në “Institutin Neymar Junior” është në rend dite dhe nuk mund të ndryshohej.

Pa polemizuar them se PSG kishte dijeni se Neymar do të rikthehej më datë 15 korrik”, citohet babai i Neymar nga media braziliane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN