Deri më sot WhatsApp kishte disponueshmëri të kufizuar në telefonët bazikë por Facebook është gati ta ndryshojë këtë situatë.
Aplikacioni i mesazhimit është i disponueshëm në KaiStore, duke u bërë i arritshëm për miliona telefonët low-cost me sistemin operativ KaiOS me më pak se 256MB RAM.
Shumica e telefonëve KaiOS do të vinë me WhatsApp të instaluar në tre mujorin e tretë të këtij viti dhe nuk është numër i vogël kur konsiderojmë 100 milionë telefonë të shitur deri më sot.
Aplikacioni i komunikimit është platforma dominuese sot me 1.5 milionë përdorues në mbarë botën.
Lëvizja e fundit mbyll një hendek shumë të rëndësishëm sepse ka shumë njerëz që nuk përballojnë dot koston e një smartfoni.
Një klient WhatsApp do ti ndihmonte të lidheshin me miqtë dhe familjen në platformë por edhe dyqane, shërbimet e mundësi pune.