Për reperen Nicki Minaj dhe partnerin e saj, Kenneth Petty, lajmet për një shtatzëni të mundshme nisën të përhapeshin që në fillimet e marrëdhënies së tyre.
Mirëpo vetëm tani, Nicki ka ngritur vërtetë dyshime se është shtatzënë për shkak të fjalëve të përmendura në këngën e saj “Zanies And Fools”.
“Do të shkoj drejt altarit dhe do të bëhem nënë”, janë fjalët e reperes të cilat i kanë bërë fansat të mendojnë se në fakt Nicki po përshkruan ç’po ndodh në jetën e saj reale.
Në muajin qershor, në një postim në ‘Twitter’, reperja tregoi se nuk kishte pirë alkool gjatë një darke dhe fansat nisën të aludonin se ajo është shtatzënë, ndaj s’mund të pinte. Më herët, Nicki dhe Kenneth treguan se kishin zgjedhur një emër fëmije për bebushin e tyre të ardhshëm.
Tashmë mbetet të presim njoftime të tjera nga Nicki.