MENU
klinika

“Nuk do ta shoh kurrë botën”

Ahmet Altan, të shkruash pas hekurave

09.07.2019 - 13:36

       “Nuk do ta shoh kurrë botën” – një libër i shkruar pas hekurave, një zë që shqetëson, akuzon dhe nuk hesht. Biografia e mrekullueshme e romancierit bashkëkohor turk, Ahmet Altan, flet për arrestimin, robërinë, si dhe shtysën për të shkruar. Romancieri dhe gazetari turk Altan, prej shtatorit 2016, po vuan dënimin e përjetshëm, pas akuzave për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të korrikut të po këtij viti.

Avokat i pakicave kurde dhe armene, një zë i fuqishëm mospajtimi në atdheun e tij, arrestimi dhe bindja e tij u shoqëruan me kritika të fuqishme ndërkombëtare; 51 laureatë të çmimit “Nobel” i nënshkruan një letër të hapur presidentit të Turqisë, duke i bërë thirrje për lirimin e Altanit. Altan është autori i dhjetë romaneve, të gjithë bestsellerë në Turqi, si dhe shtatë libra ese. Në vitin 2009 u nderua me “Çmimin e Medias” nga Fondacioni Media Sparkasse Leipzig, kurse në vitin 2011 u nderua me çmimin ndërkombëtar “Hrant Dink”. Bestselleri ndërkombëtar “Endgame” ishte debutimi në gjuhën angleze dhe u emërua një nga pesëdhjetë veprat më të bukura triller të vitit 2017, nga “The Washington Post”. “Si një plagë shpate”, është fituesi i çmimit prestigjioz Novel Yunus Nadi në Turqi.

 

 

 

 

Të shkruash për libra të caktuar duket si një mospërkatësi. “Nuk do ta shoh kurrë botën” është njëri prej tyre. Autori flet për vetveten me aq qartësi, me aq siguri dhe mençuri, saqë nevojitet të thuhet vetëm diçka: lexojeni. Dhe mandej lexojeni përsëri. Është një libër jo voluminoz, i ndarë në kapituj të shkurtër, jo më shumë se dy faqe, ku çdonjëri prej tyre rrëfen incidente nga përvoja e burgut të autorit. Është distiluar mrekullisht, por jo i qëllimshëm; madje edhe në ekstrem, Altan kurrë nuk e humbet pastërtinë dhe tejdukshmërinë, ndezur me gjallërinë e ëndrrave, që është karakteristikë e librave të tij, si për shembull  “Si plaga e shpatës”, vëllimi i parë i kuartetit osman dhe “Endgame” (“Fundloja”), një histori fantazmagorike kriminale. “Nuk do ta shoh kurrë botën”, krijimi i një realiteti alternativ ka qenë dhe do të jetë shpëtimi i shkrimtarit sa i përket të shkruarit, burgut, por mbi të gjitha lirinë, një liri e përbërë nga ushtrimi i imagjinatës.

“Kurrë më nuk do jem në gjendje të puth gruan që unë dua, të përqafoj fëmijët, të takohem me shokët, të ecë nëpër rrugë… Nuk do jem në gjendje të ha vezë me salsiçe, të pi një gotë verë ose të shkoj në një restorant dhe të porosis peshk. Nuk do të jem në gjendje ta shikoj agimin”.

I ulur në pjesën e pasme të makinës së policisë pas arrestimit, oficeri i ofroi një cigare. “Unë pi duhan, vetëm kur jam nervoz”, – përgjigjet Altan, fjali që shndërrohet në frazën kyçe për ekzistencën e të burgosurit. Fjalët më dolën vetvetiu. Më ndryshuan jetën. Ishte një frazë që “nuk e merrte parasysh realitetin, përkundrazi, e shpërfillte atë, duke krijuar një distancë të madhe mes meje dhe atij realiteti”.

 

 

 

 

Të premten, më 5 korrik 2019, Gjykata Supreme e Turqisë lëshoi një vendim të ri dhe anuloi vendimet e gjykatave më të ulëta. Gjykata Supreme hodhi poshtë dënimin e përjetshëm të Ahmet Altanit lëshuar në qershor 2018, duke arritur në përfundimin se Ahmet Altan dhe Nazli Ilicak, nuk kishin kryer “shkelje të Kushtetutës” dhe iu përmbajtën akuzës “duke asistuar një grup terrorist pa qenë anëtar”. Megjithatë, Gjykata nuk mori parasysh kërkesën për lirimin e Ahmet Altanit dhe Nazli Ilicak.

Unë mund të shkruaj kudo, zhurma dhe trazimet nuk më shqetësojnë kurrë. Për më tepër, sapo zhytem në shkrim, gjithçka rreth meje zhduket. E shkëpus kontaktin me botën e jashtme dhe mbyllem në një dhomë të padukshme, ku askush nuk mund të hyjë tjetër përveç meje.
Unë harroj absolutisht çdo gjë jashtë temës që trajtoj”.

“Një nga liritë më të mëdha që mund t’i akordohet njeriut: harresa. Burgu, qeli, mure, dyer, shule, pyetjet, njerëz – gjithçka dhe gjithkush zbehet në skaj të këtij kufiri që është rreptësisht i ndaluar të kapërcehet”, – shkruan Ahmet Altan.

 

 

 

 

Altan nuk dorëzohet, pasi në kapitullin mbresëlënës “Paradoksi i shkrimtarit”, ai  tregon se rezistencën e organizon me ndihmën e imagjinatës së shkrimtarit. Motoja e tij është paradoksi i diskutuar i filozofit grek, Zenon: “Një objekt në lëvizje nuk është as atje ku është, as atje ku nuk është”. Altan mendon se “kjo thënie është shumë më e përshtatshme për letërsinë, akoma më shumë për shkrimtarin, sesa për fizikën”, prandaj “Unë nuk jam as atje ku jam, as atje ku nuk jam. Mund të më burgosni ku të doni. Mbi krahët e imagjinatës sime të pafundme, unë do të përshkoj botën mbarë”. Pra, thesari i çmuar i kujtimeve dhe qetësia e tij intelektuale lejojnë që ai të jetë aktiv në letërsi edhe në kushtet më të vështira. Ky libër është prova mbresëlënëse. Tekstet, të cilat luhaten midis vëzhgimit të matur, momente dëshpërimi, reflektime të thella dhe momente thuajse poetike individuale, shpalosin një efekt të fortë falë edhe gjuhës së thjeshtë dhe të qartë.

Një sërë veprash të famshme letrare janë krijuar në burgjet politike të kësaj bote, nga Rosa Luksemburg, Ditrih Bonhofer, Volfgang Borçert tek Nelson Mandela e shumë të tjerë, për të mos përmendur dëshmitë e shumta letrare të të mbijetuarve të Holokaustit dhe sistemit sovjetik Gulag. Ahmet Altani i përket këtij grupi të letërsisë së madhe të të burgosurve politikë dhe të burgosurve të ndërgjegjes./Konica.al

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB