01.07.2019 - 07:51
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës edhe pse kishin garë me dy kandidatë më 30 qershor, Erion Veliaj i PS dhe Arben Skenderaj i Bindjes Demokratike, duket se rezultati nuk ka për të patur surpriza.
Sipas të dhënave të KQZ nga numërimi i 432 kutive nga 919 që janë në total në Tiranë, rezulton se, Erion Veliaj ka fituar : 70, 268 vota.
Ndërsa, Arben Skenderaj ka ftuar vetem : 4654 vota.