Ambasadorja e re amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes i ka dorëzuar sot presidentit Pendarovski letrat kredenciale.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtyre letrave, Byrnes theksoi zotimin për të promovuar qëndrueshmërinë përmes institucioneve të fuqishme dhe mbështetjes së përpjekjeve të autoriteteve maqedonase në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e sundimit të ligjit e të sigurisë.
“Kam kënaqësinë që e filloj mandatin tim në këtë periudhë kyçe të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me padurim pres fundin e vitit që t’i dëshirojmë Maqedonisë së Veriut mirëseardhje si anëtarja e tridhjetë e NATO-s” – tha zonja Byrnes.
Ambasadorja amerikane shtoi se “për më tepër se 25 vjet kemi punuar së bashku dhe se kemi arritur shumë në synimet tona për ta parë Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht në institucionet perëndimore dhe të përkushtuar tërësisht ndaj vlerave të përbashkëta demokratike, lirisë individuale dhe sundimit të ligjit”.