MENU
klinika

Deklarata

Përplasjet për TK/ Soreca: Çështje delikate dhe e politizuar!

29.07.2019 - 12:06

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i është përgjigjur sot interesit të medias lidhur me gjithë sa po ndodh me Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Kjo cështje është shumë e rëndësishme, pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare që janë përfshirë shumë ndjesi, ndjenja, dhe është një cështje delikate por edhe e politizuar.

Nuk na takon ne që të themi nese duhet të ketë një ndërtesë të re apo rinovim të ndërtesës së vjetër, këtë e thanë autoritetet shqiptare. Pozicioni ka qenë mjaft i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar”- ka thënë ai.

Sipas tij, ligji dhe sundimi i shtetit ligjor është parimi që duhet të udheheqë autoritetet shqiptare.

Është lancuar tender, kritere të qartë dhe transparente për këtë projekt dhe po ashtu të ketë një qasje të drejtë dhe të ndershme në lidhje me këtë cështje.

Mendoj që kjo është një cështje e cila vazhdon të ketë debat të madh në Shqipëri. Për ne, sic e thashë, është e rëndësishme të respektohet sundimi i ligjit.

Procedurat e tenderit të jenë në përputhje me ato të BE, tenderi është i hapur deri në shtator, e rëndësishme është cështja e konkurrencë së lirë dhe të drejtë dhe ai të jetë i hapur deri në 19 shtator”- tha ai.

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër