MENU
klinika

Nga Project Syndicate

‘Prit dhe shiko’, strategjia e suksesshme e Kinës

11.07.2019 - 17:56

Ata që tani shpresojnë për një marrëveshje të mundshme tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk duhet të entuziazmohen.

Ndryshe nga çfarë mendon presidenti i SHBA Donald Trump, Kina nuk do të pranojë papritmas kërkesat e tij. Një negocim i suksesshëm zakonisht kërkon që secila palë të kuptojë perspektivën e tjetrit.

Përkrahësit e Trump këmbëngulin se ai duhet të merret seriozisht. Udhëheqësit kinezë duket se janë dakord me këtë. Megjithatë, kinezët kanë gurët e tyre strategjikë, si në afat të shkurtër dhe të gjatë.

Pasi Kina ofroi lëshime të mëdha në maj, SHBA kërcënuan të vendosnin më shumë tarifa për eksportet kineze; dhe madje edhe me armëpushimin e ri, tarifat mbeten po njësoj.

Strategjia e tanishme “Prit edhe shiko” është e bazuar në dy gjykime. Së pari, kinezët kanë arritur në përfundimin se dështimi i Trump do të vazhdojë të bëj kërdi në ekonominë amerikane, potencialisht duke e detyruar atë të tërhiqet në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2020 në SHBA.

Së dyti, kinezët e dinë se deklarata e fundit e fitores së Trump mbi Meksikën është një akt i shtirur në përgjigje të shqetësimeve në rritje për tregun.

“Njih armikun dhe njih veten,” shkroi Sun Tzu në librin “Arti i luftës”, “dhe ju nuk do të humbni një betejë të vetme nga njëqind.” Gjatë viteve, liderët kinezë e kanë dëgjuar këtë këshillë, dhe ata i kuptojnë dinamikat e brendshme politike të SHBA.

Kina ka nevojë të bëjë miq të rinj dhe prandaj po ndërton falë Trump marrëdhënie shumë të mira me Rusinë. “Rruga e mëndafshtë” në të gjithë Evropën nuk do të ishte e mundur pa miratimin e nënkuptuar të Kremlinit.

Në të njëjtën kohë, Kina është duke përfituar nga dyshimet tek liberalizmi perëndimor.

Megjithatë, Kina nuk mund thjesht të anullojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me SHBA. Në disa pika, ajo do të duhet të kontribuojnë në sistemin e tregtimit globale në masë të barabartë me atë që ka fituar nga sistemi.

Por në të ardhmen e afërt, nuk pritet që Kina të ndryshojë ligjet e saj ose të braktisë modelin e saj të zhvillimit, siç administrata Trump po kërkon.

Kina, një qytetërim 5000-vjeçar, e di se ata të dëshpëruarit për një marrëveshje do të përfundojnë të humbur në fund, ndërsa ata që mbeten të durueshëm do të fitojnë. Ky qëndrim do të udhëheqë strategjinë e Kinës, si në të ardhmen e afërt dhe në vitet që do të vijnë.

Keyu Jin, Profesor Ekonomie në Shkollën e Londrës për Ekonomi, është lideri i një Forumi Ekonomik global për të rinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN