MENU
klinika

"Gropa që mendojnë se hapin..."

Projekti për Teatrin, Basha flet troç dhe paralajmëron

22.07.2019 - 14:36

Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati Basha paralajmëroi të gjithë zyrtarët dhe ndërtuesit që janë pjesë e planit për ndërtimin e Teatrit të Ri.

Ai theksoi se çdo arkitekt i huaj dhe vendas, çdo funksionar, çdo drejtues do të përgjigjet para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.