Vetëm 2 ditë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar nga opozita për t’u mbajtu më 8 korrik.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kryedemokrati Basha ka mbledhur në një takim drejtuesit e Partisë Demokratike në Kavajë.
Kreu i opozitës, ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, ndërsa shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës.
Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme nuk ka për të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet.
Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë “nga ata që refuzuan Edi Ramën”.