MENU
klinika

Foto

PS në zi, ndahet nga jeta kryetarja e FRESSH

16.07.2019 - 12:04

Një lajm tragjik ka ardhur sot për Partinë Socialiste.

Është ndarë nga jeta në moshë fare të re kryetarja e FRESSH në njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza.

Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe kolegë të saj në rrjetet sociale, të cilët përcjellin mesazh ngushëllimi për humbjen e aktivistes së PS.

Nuk dihet ende me saktësi se cila ka qenë arsyeja e ndarjes nga jeta parakohe të aktivistes socialiste në Tiranë.

Përcjellja e saj për në banesën e fundit u bë dje, e hënë, 15 korrik.