MENU
klinika

Zbardh arsyet

Pse u përshkallëzua aksioni anti-informalitet? Flet Denaj

26.07.2019 - 14:47

Në një intervistë për ERTV, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe detaje në lidhje me aksionin anti-informalitet.

Ky aksion javët e fundit është intensifikuar përmes inspektimeve të shumta në terren të administratës tatimore.

Kryesisht ky aksion është fokusuar te sektorët e turizmit, karburanteve e ndërtimit.

Ministrja Denaj theksoi se ky nuk mund të cilësohet si një plan aksioni, por plan operacional.

Në tremujorin e parë u rishikuan procedurat e brendshme, sidomos hetimit tatimor, i cili u riorganizuar dhe matricën e riskut.

Ajo shtoi se përmes kryqëzimit të informacionit u arritën në disa rezultate, në bazë të të cilave u ndërtua një plan operacional.

“Ky plan nisi me një proces monitorimi dhe ndërgjegjësimi.

I pari në listë ishte sektori i turizmit, ku u bë një monitorim dhe ndërgjegjësim i 1200 subjekteve gjatë muajit maj.

U morën në telefon bizneset dhe u njoftuan të kishin kujdes, pasi nga të dhënat rezultonte se ata mund të kryenin evazion.

Në korrik ishte procesi i dytë i ndërgjegjësimit dhe vizitave në terren”, theksoi ministrja.

Denaj pranoi se pati një intensifikim të aksionit antiinformalitet, pas rezultateve të 6 mujorit të parë.

Në 6 mujorin e parë kishte mosrealzim të të ardhurave me planin, ndërsa me faktin e një viti më parë ishin në rritje”, tha ajo, duke shtuar se të dhënat e TVSH bruto që janë me rënie nuk korrespondojnë me rritjen e bizneseve dhe të sektorëve.

Denaj dha dhe disa rezultate paraprake të aksionit.

Në sektorin e turizmit, ku filloi plani në maj, me monitorimin, njoftimin, janë 1173 verifikime dhe 417 shkelje.

Ajo shtoi se dy fenomene në mënyrë të vazhdueshme përsëriten në gjithë rajonin.

Janë 1600 biznese në booking, por jo në organet tatimore.

Në fokus ka qenë ndërgjegjësimi, pasi shumica e bizneseve kishin pasur dhe neglizhencë për tu regjistruar.

Për 6 mujorin e dytë janë negociuar planet, për të qenë jo vetëm plane sasiore, por plane që për atë qytet e rajon të jenë në përputhje me të dhënat e caktuara dhe numrin e bizneseve në atë zonë.

Ndëshkimi do të vijë pas ndërgjegjësimit dhe monitorimit. Është përgjegjësia jonë që të bëjmë përpjekje paraprake parandaluese“, tha Denaj.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!