Në javët e fundit, presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një dhunë verbale kundër liberalizmit perëndimor, duke pretenduar se ideologjia dhe politikat liberale nuk janë më të pranueshme për shumë vende.
Në të vërtetë, deklaratat e Putinit nuk synojnë ndonjë ideologji të veçantë, por janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj politikës së jashtme amerikane dhe mbështetjes së SHBA për pavarësinë e vendeve që kufizojnë Rusinë.
Putini nuk është konservator apo liberal. Ai është një anti-demokrat dhe neo-imperialist. Uashingtoni mbetet pengesa e tij kryesore për ngritjen e statusit të fuqishëm të Rusisë dhe rivendosjen e sundimeve të mëparshme.
Sundimtarët e Rusisë jo vetëm që i shtypin liritë individuale, por edhe kryesojnë një sistem shoqëror që shumica e konservatorëve perëndimorë do ta quanin alarmant, me nivele të larta aborti, alkoolizmi, divorci, vetëvrasje, abuzimi me drogën, krimi, korrupsioni dhe dhune në familje.
Shoqëria ruse u atomizua dhe u demoralizua nga komunistët dhe tani po shfrytëzoeht dhe manipulohet nga Putinistët.
Për të shpëtuar këtë sistem të dështuar dhe kontrollin e tij mbi Rusinë, Putin ka nisur një luftë verbale ndaj demokracisë liberale. Ai pretendon se fitorja zgjedhore e Presidentit Trump u nxit nga zhgënjimi në rritje me liberalizmin.
Në thelbin e këtyre pretendimeve të Kremlinit është nocioni i liberalizmit si armiku kryesor i Rusisë.
Në SHBA, termi liberalizëm lidhet me krahun e majtë të Partisë Demokratike. Në Evropë, liberalizmi është i lidhur ngushtë me propozimet për qeverinë më të vogël, kapitalizmin konkurrues dhe kufijtë e hapur, dhe është sulmuar nga të majtët dhe të djathtët.
Putin ka sulmuar Uashingtonin për përpjekjet për të krijuar një “botë unipolare” dhe programin e saj të promovimit të demokracisë.
Në administrata të ndryshme, Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë shtetet postkomuniste për të krijuar sisteme demokratike. Por në kundërshtim me propagandën e Moskës, SHBA-ja nuk ka asnjë pozitë për të imponuar sisteme të tilla.
Dhe në kundërshtim me pohimet e Kremlinit rreth zgjerimit të NATO-s kundër interesave ruse, qëllimi kryesor i Aleancës së Atlantikut të Veriut është të parandalojë që Evropa të bjerë nën kontrollin e një fuqie revizioniste siç është Rusia e Putinit.
Dështimi për të mbrojtur pavarësinë e Europës mund të kërkojë përfundimisht ndërhyrjen ushtarake të SHBA për të çliruar kontinentin.
Prandaj, NATO mbetet jetike për interesat kombëtare amerikane për të parandaluar një tjetër luftë shkatërruese evropiane.
Në të vërtetë, liberalizmi nuk kërcënon Putinizmin, por decentralizimin apo shpërbërjen e shtetit.
Bashkimi Sovjetik u shemb pasi nuk mundi të reformohej dhe demokratizohej, dhe Federata Ruse tani ballafaqohet me një fat të ngjashëm. Nuk është çudi që Putini duhet të gjejë armiq të jashtëm për të maskuar dështimet e “demokracisë së tij”.
Janusz Bugajski është një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington D.C.