Ndërkohë që të gjithë presim emisionin e ri të “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli ka dhënë një lajm të trishtë!
Shefi i njohur i kuzhinës ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria, pasi këtu është vetëm kalimtar!
“A të ka shkuar ndonjëherë në mendje të rikthehesh përsëri jashtë shtetit për të punuar?”, e pyet dikush.
“Unë jam kalimtar në Shqipëri, do të largohem përsëri”, i përgjigjet Renato.
Kjo nuk do të thotë se ai do të lërë programin e famshëm të garës në kuzhinë, përkundrazi! Në sezonin e ri, Renato do të na habisë më shumë se kurrë, pasi siç shprehet ai: “Nuk kemi parë asgjë akoma!”
Renato ka folur edhe për vështirësitë që ka ndjerë në fillimet e karrierës, duke qenë në një vend të huaj:
“Në një vend të huaj, dhe të jesh shqiptar, vetëm vështirësi ke”, shpreht Renato.
Epo Renato po na bën lëmsh…