Lil Nas X sapo na tronditi dhe pranoi homoseksualitetin.
Në ditën e fundit të muajit të krenarisë LGBTQ, ai u shpreh:
“Disa prej jush e dinë tashmë, por përpara se ky muaj të përfundojë dua ta dëgjoni me vëmendje “C7osure”‘, shkruajti ai dje në Twitter, bashkë me ikonën e ylberit, që është simbolike e krenarisë LGBTQ.
Ai i referohet një kënge të publikuar në albumin e tij të parë, “7”.
Teksti i këngës thotë: “Dua dhe kam nevojë ta lëshoj veten/ Ta shfrytëzoj kohën për të qenë i lirë”.
Këto vargje, fansat po i kuptojnë tashmë si një deklaratë lirie nga barrierat e paragjykimeve.
Ky veprim nga ana e tij konsiderohet dyfish i guximshëm sepse skenat e muzikës hip hop dhe country, dy zhanret që ndërthuren tek kënga “Old Town Road”, njihen si shumë paragjykuese kur vjen fjala për komunitetin gej.