MENU
klinika

Policia "zbarkon" në fshat

Rikthehet kanabisi në Lazarat

16.07.2019 - 09:12

Në fshatin Lazarat është rikthyer sërish kultivimi i kanabisit.

Kjo ka sjellë edhe rikthimin e aksionit policor në këtë fshat.

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, një prej të cilëve banues në Sarandë.

Arrestimet në flagrancë u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sopoti”, pas informacioneve në rrugë operative se në oborret e pesë banesave po kultivoheshin lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria, rajoni i 21-të i Italisë"

Vëmendja e mediave italiane zhvendoset në Shqipëri